🌟 Gratë drejtojnë ndryshimin rural! 🌟
Një iniciativë e InSET (Instituti për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Mjedisin dhe Turizmin) synon fuqizimin e grave në agroturizëm dhe agrobiznes. Në vijim të projektit SMILE, gjatë muajve mars dhe prill 2026, fokusi u ndal në dy qytete kyçe:
📍 GJIROKASTËR (Mars 2026): Në muajin mars, në ambientet e “YES innovation Academy”, u zhvillua workshopi "Fuqizimi përmes edukimit sipërmarrës dhe inovacionit në agroturizëm". Rrugëtimi filloi në Gjirokastrën turistike, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive që bëjnë diferencën në tregun e sotëm.
📍 VLORË (Prill 2026): Në ambientet e Hotel Regina Garden, vijoi rrugëtimi i projektit duke zhvilluar workshopin "Fuqizimi përmes edukimit sipërmarrës dhe inovacionit në agroturizëm". Ky takim shërbeu si një platformë për të mbështetur gratë dhe vajzat që drejtojnë biznese familjare apo synojnë të nisin një sipërmarrje të re në këtë sektor strategjik, si dhe me përfaqësuese të rëndësishme të vajzave dhe grave në komunitetin e biznesit dhe institucioneve lokale të lidhura me këtë sektor.
Çfarë synuam përmes këtyre trajnimeve?
✅ Zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe digjitale.
✅ Rritjen e kapaciteteve financiare dhe njohjen me format e financimit të biznesit.
✅ Inovacionin si mjet për të arritur suksesin në botën moderne digjitale.
Ky projekt është i dedikuar për çdo grua që me përkushtim kontribuon në zhvillimin e mjedisit rural dhe turizmit në Shqipëri. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të fortë! 🌱
